Sipas të dhënave paraprake, shkak i zjarrit që shpërtheu në konviktin e Universitetit Shtetëror të Moskës (MGU), në zonën Leninskie Gori të kryeqytetit rus, u bë qarku i shkurtër në instalimet elektrike, njoftuan në shërbimin për shtyp të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë.

Si rezultat i shpërthimit të zjarrit janë lënduar dy studente.

Zjarri ra natën e kaluar në katin e 18-të, sipërfaqja e përgjithshme e përhapjes së tij përbën 20 metra katrore. Njoftimi mbi shpërthimin e zjarrit erdhi në orën 03:17 të natës, kurse më 03:17 ai u likuidua. Nga godina e konviktit u evakuuan 500 veta.