Vullkani Cleveland u aktivizua në Ishujt Aleutian në shtetin amerikan të Alaskës. Në momentet aktuale reja e hirit është ngritur në lartësinë 4.500 metra dhe, sipas parashikimeve, mund të arrijë deri në lartësinë 6 kilometra. Qendra për vëzhgimin e aktivitetit vullkanik në Alaskë e ngriti nivelin e rrezikut për aviacionet mbi ishujt Aleutian.

0Vullkani Cleveland ndodhet në ishullin e pabanuar Chuginadak në një largësi më shumë se 1.500 kilometra në jugperëndim të Anchorage - qytetit më të madh të Alaskës.