Kompania ruse “Sukhoi” realizoi furnizimin në Vjetnam të partisë së radhës të avionëve, e cila përfshin 4 gjuajtës shumëfunksionalë të tipit Su-30. Në muajin qershor ky vend mori një numër po të tillë aeroplanësh ushtarakë.

Gjithsej në Vjetnam do të furnizohen 12 avionë si dhe armatime, pajisje e pjesë këmbimi për gjuajtësit Su-30 me vlerë rreth 1 milion $.

0Gjuajtësit Su-30 mund të godasin objektivat tokësore dhe detare. Falë sistemit të tij të furnizimit me karburant në ajër u rritën largësia dhe vazhdimësia e fluturimit të tyre. Për 10 vitet e fundit në Kinë, Indonezi, Vjetnam dhe Venezuelë janë furnizuar më shumë se 130 aeroplanë të tillë.