Koreja e Veriut deklaroi sot se në veprimet e saj, pas vdekjes së liderit të vendit Kim Jong II, nuk do të ndodhin ndryshime.

“Politikanët naivë në mbarë botën” nuk duhet të shpresojnë për këtë, thuhet në deklaratën e Komitetit të Mbrojtjes Shtetërore, e cila u bë publike sot në Phenian. Komiteti në fjalë plotëson faktikisht funksionet e organit të lartë pushtetor të vendit. Në deklaratë e tij theksohet gjithashtu se Pheniani nuk do të mbajë kurrfarë marrëdhëniesh me autoritetet aktuale të Seulit.

0Të enjten, më 29 dhjetor, në kryeqytetin e Koresë së Veriut përfunduan aktivitetet funerale në lidhje me vdekjen e Kim Jong II. Djali i tij më i vogël Kim Jong Yna u emërua si udhëheqësi më i lartë i partisë, ushtrisë dhe popullit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë.