Zjarri në kantierin detar të rajonit Murmansk (në veri të Rusisë), ku ndodhej për riparim nëndetësja bërthamore “Ekaterinburg”, u arrit të shuhet. Sipas njoftimeve të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme, sfondi i rrezatimit është normal, të lënduar fatmirësisht nuk ka, kurrfarë rreziku për popullsinë lokale nuk evidentohet. Me qëllim të parandalimit të rindezes së zjarrit nën veshjen prej çeliku të anijes, korpusi i saj do të zhytet pjesërisht në ujë.

Shiko galerinë fotografike

0Incidenti ndodhi të enjten në territorin e kantierit detar. Morën flakë skelat prej druri, që përdoreshin për punimet e riparimit, të montuara rreth e përqark nëndetëses. Ndërsa më pas zjarri u përhap mbi veshjen e jashtme të korpusit të saj. Hetuesit ushtarakë ngritën çështje penale në bazë të nenit “shkatërrim apo dëmtim i pronës ushtarake për shkak të neglizhencës”.