Zjarri që shpërtheu në kantjerin detar në rajonin Murmansk (në veri të pjesës evropiane të Rusisë) u arrit të shuhet. Fatmirësisht viktima dhe të lënduar nuk ka. Siç njofton Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë, gjatë punimeve të saldimit morrën flakë skelat prej druri rreth e përqark korpusit të anijes, më pas zjarri u përhap në sipërfaqen e jashtme të nëndetëses “Ekaterinburg”.

Shiko galerinë fotografike

Zjarri nuk depërtoi në brendësi të nëndetëses, rrezik për ndotje radioaktive nuk ka.