Nëndetësja bërthamore “Ekaterinburg” ka marrë flakë në kantjerin detar të qytetit Rosliakovo (rajoni Murmansk). Në vendin e ngjarjes tashmë po punojnë 2 brigada zjarrëfikëse. Në shuarjen e zjarrit është përfshirë edhe një helikopter. Nëse zjarri nuk do të arrihet të lokalizohet, nëndetësja do të përgatitet atëhere për zhytje.

Shiko galerinë fotografike

0Sipas fjalëve të përfaqësuesit zyrtar të Qarkut Perëndimor Ushtarak të Flotës Veriore Vadim Sergi, gjatë punimeve të saldimit, që po zhvilloheshin në nëndetëse, morën flakë skelat prej druri rreth e përqark korpusit të nëndetëses, e cila ndodhej në kantier për riparim të planifikuar. Më pas zjarri u përhap në veshjen e jashtme të lehtë të korpusit të saj.