Ministria e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse përgatiti një raport të posaçëm, në të cilin janë mbledhur prova e fakte të shkeljeve të normave demokratike dhe të drejtave të njeriut në vende të ndryshme. Të mërkurën në një brifing special ato i parashtroi Komisioneri rus për të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci Konstantin Dollgov.

Një raport i kësaj natyre përgatitet për herë të parë nga MPJ e Rusisë. Në të kanë gjetur pasqyrim jo vetëm të dhënat e qeverisë, por dhe informacioni i shumë organizatave të autoritetshme ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Objektiv kryesor i tij është vlerësimi i respektimit real në vende të ndryshme i normave demokratike. Gjatë kësaj raporti nuk mund të vlerësohet aspak si tentativë për ndërhyrjen e Rusisë në punët e brendshme të shteteve sovrane, deklaroi Komisioneri për të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci i MPJ të Rusisë Konstantin Dollgov:

- Rusia i kushton një vemendje jashtëzakonisht të madhe realizimit të të drejtave të njeriut pa standarte të dyfishta. Për fat të keq, disa shtete, të cilat e pozicionojnë veten, sigurisht, sipas vlerësimeve të tyre, si “shtete me demokraci të zhvilluar“, jo rrallëherë i venë në përdorim ato. Por ne nuk i atribuojmë vetes funksionet e arbitrit të lartë. Ne konsiderojmë të domosdoshëm bashkëpunimin e barabartë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Një pjesë e mirë e raportit i kushtohet analizës së shkeljeve të të drejtave të njeriut në Shtetet e Bashkuara. Evidentohet shembulli se deri tani nuk është mbyllur burgu në Guantanamo, kurse hetimet në lidhje me ekzistencën e burgjeve sekrete të CIA-s në territoret e vendeve të treta janë pezulluar. Uashingtoni shkel vazhdimisht të drejtën ndërkombëtare në zonat e konflikteve të armatosura.

Në raportin në fjalë shqyrtohen në mënyrë të detajuar shkeljet e të drejtave të njeriut në Libi nga ana e NATO-s dhe forcave kundërluftuese. Në Libi pati vend shkelja e normave themeltare të së drejtës ndërkombëtare, vuri në dukje Konstantin Dollgov:

- Aktualisht është e pamundur të mohohen faktet relevante. Është e palejueshme të mbrohen të drejtat e një grupi personash duke shkelur njëkohësisht të drejtën për jetën dhe zhvillimin të një grupi tjetër. Ne shprehemi për domosdoshmërinë e hetimit të paanshëm të të gjitha shkeljeve të së drejtës humanitare ndërkombëtare në Libi, duke përfshirë edhe hetimin përmes linjës së Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

0MPJ e Rusisë shpreson shumë për një reagim adekuat dhe konstruktiv ndaj raportit të vet. Siç theksoi Konstantin Dollgov, në dokument janë parashtruar vetëm fakte konkrete.

Maria Vesnovskaja