Anija e kundërshtarëve të gjuetisë së balenave “Brigitte Bardot”, gjatë ndjekjes së anijes japoneze të peshkimit të balenave në Antarktidë, mori një të çarë. Drejt anijes që u ndodh në rrezik u nis një anije shpëtimi. Në bordin e “Brigitte Bardot” ndodhet një ekip ndërkombëtar prej 10 personash.

0Peshkatarët që merren me gjyeti të ndaluar nga Japonia hyjnë shumë shpesh në ujërat australiane, që nga koha kur autoritetet japoneze vendosën ndalimin 25-vjeçar ndaj gjyetisë së balenave në ujërat territoriale. Përplasje mes autoriteteve australiane dhe gjuetarëve të balenave ndodhin rregullisht.