Siç njoftoi përfaqësuesi i Flotës Ushtarake Detare të Iranit, në rajonin e manovrave të trupave ushtarake detare iraniane hyri grupi goditës  i aeroplanmbajtëses amerikane. Më parë Uashingtoni reagoi mjaft ashpër ndaj kërcënimit të Iranit për të bllokuar Ngushticën me rëndësi strategjike të Hormuzit në rast të vendosjes së sanksioneve të njëanshme nga ana e Perëndimit ndaj eksporteve iraniane të naftës. Shërbimi për shtyp i forcave ushtarake detare amerikane njoftoi se autoritetet e SHBA nuk do të lejojnë Iranin të pengojë lundrimin e anijeve në ujërat ndërkombëtare.

0Më parë një sërë vendesh perëndimore, në radhë të parë SHBA, vendosën sanksione të njëanshme kundër Iranit pas publikimit të raportit të ANEA-s, i cili dëshmon praninë e programit bërthamor në Teheran.