Në pesë vitet e ardhshme Kina do të përpunojë 3 raketëmbajtëse të gjeneratës së re “Changzheng” (“Marshimi i Madh”), thuhet në “Librin e Bardhë”, që u publikua sot, mbi industrinë kozmike të Republikës Popullore të Kinës në vitin 2011.

Raketëmbajtësja “Changzheng -5” (“Marshimi i Madh-5”), e cila është e aftë të nxjerrë në orbitën rrethtokësore 25 ton mallra, ndërsa në orbitën gjeostacionare - 14 tonë, do të punojë me karburant të padëmshëm për mjedisin. Raketëmbajtësja me regjim të përforcuar shpejtësie “Changzheng -6” (“Marshimi i Madh-6”) mund të çojë në orbitën sinkronike diellore me lartësi deri në 700 kilometra mbi 1 ton ngarkesa, kurse raketëmbajtësja “Changzheng -7” (“Marshimi i Madh-7”) - deri në 5.5 ton.

0Puna për konstruktimin e raketëmbajtëses “Changzheng” (“Marshimi i Madh”) ka filluar që në vitin 1965. Nga viti 2006-2011 janë realizuar 67 lëshime të suksesshme të raketëmbajtëseve të këtij tipi.