Shkencëtarët nga Zvicra e kanë bërë arin më të fortë se çeliku. Deri tani mjeshtrat janë përpjekur të përftojnë arin e fortë me ndihmën e përzjerjes së metaleve të ndryshme, por kjo qasje ndikoi negativisht në cilësinë e materialit. Deri më sot askush nuk ka arritur nivelin e dëshirueshëm të fortësisë së arit, duke ruajtur gjatë kësaj pastërtinë e metalit të çmuar.

0Kimistët zviceranë arritën ta zgjidhin problemin duke i shtuar arit jo metal, por bor karabit (B4C), të krahasueshëm përkatësisht fortësisë me diamantet. Ari i ri 18 karat do të shfrytëzohet kryesisht për prodhimin e bizhuterive dhe orëve.