Në pyjet e Ingushetisë (Kaukazi i Veriut), rojet kufitare kapën një krijesë të çuditshme që ngjason shumë me “Njeriun e dëborës” (Yeti apo Bigfoot). Për këtë i njoftoi Agjencisë “Interfax” Ministri i Punës dhe Zhvillimit Social të Republikës së Ingushetisë Bagaudin Marshani. Sipas fjalëve të tij, kafsha e kapur nga kufitarët ngjan shumë me një gorillë me shtat 2 metra të lartë. Por ndryshe nga ajo qëndron në pozicion vertikal dhe nuk mbështetet në tokë me putrat e përparme.

0Ndërkaq Shërbimi kufitar nuk e konfirmon këtë informacion.