Dy sonda hënore të NASA-s, të cilat u lëshuan më 11 shtator të këtij viti, po i afrohen Hënës dhe do të nxirren në orbitën e saj në prag të Vitit të Ri. Siç njoftoi Përfaqësuesi i Laboratorit të Lëvizjes Reaktive (Jet Propulsion Laboratory) të NASA-s David Lehman, për disa muaj me radhë sondat do të vërtiten rreth Hënës, duke përpiluar gjatë kësaj kohe hartat e gravitetit dhe duke studiuar strukturën gjeologjike të saj, midis të tjerash dhe bërthamën, e cila, siç presupozohet, dallohet nga ajo e Tokës për nga përbërja e vet.

0Shkencëtarët presin që me ndihmën e këtyre sondave të rrisin në disa mijëra herë saktësinë e hartave të gravitetit hënor, gjë kjo që nga ana e vet do të ndihmojë për përgatitjen e ekspeditave të aparateve të pilotuara që do të fluturojnë në Hënë. Edhe një qëllim tjetër që ndiqet nga shkencëtarët është vlerësimi i potencialit të rezervave të mineraleve të dobishme në Hënë.