Në Korenë e Veriut në mesditë, sipas orës lokale, gjëmuan të shtënat e topave, ushtuan buritë e lokomotivave dhe anijeve,  populli nderoi kujtimin e Kim Jong II me tre minuta heshtje.

Në qendër të Sheshit që mban emrin e Kim Jong II në Phenian u zhvillua mitingu përfundimtar memorial, në të cilin ishte e pranishme e gjithë udhëheqja e Koresë së Veriut, duke përfshirë edhe pasardhësin e Kim Jong II - djalin e tij më të vogël Kim Jong Yna.

Mitingu përfundoi pjesën zyrtare të aktiviteteve mortore, në të cilat Komisioni Shtetëror për organizimin e varrimit vendosi të mos ftojë delegacione të huaja. Pas varrimit trupi i Udhëheqësit verikorean do të vendoset në mauzole, ku prehet babai i tij Kim II Sung.

0Balsamimi i trupit të tij u bë nga specialistët rusë.