Rusia i dorëzoi Afganistanit 9 helikopterët e parë Mi-17B5. Edhe 12 helikopterë të tjerë do ti furnizohen atij vitin e ardhshëm.

Kontrata me vlerë mbi 375 milionë $ për pajisjen e forcave afgane të sigurisë me helikopterë Mi-17B5 u nënshkrua nga Agjencia ruse e eksportit të armëve dhe Komanda e trupave tokësore të SHBA në maj të këtij viti.

0Pala amerikane është e kënaqur me plotësimin e kushteve të kontratës dhe në momentet aktuale po zhvillon bisedime për të blerë edhe 18 helikopterë të tjerë, suplementarisht atyre të parashikuar në kontratë.