Kompleksi i kostruksioneve mbrojtëse e shpëtoi Shën Petersburgun nga përmbytja që iu kanos qytetit këto dy ditët e fundit për shkak të stuhisë së fuqishme që e përfshiu atë.

0Qyteti i Shën Petersburgut dhe rajonet periferike të tij ndodhen që prej një jave nën pushtetin e stuhisë. Era e fortë, e cila u qetësua disi të mërkurën, shkuli fletët metalike nga çatitë e godinave, reklamat nga kornizat, rrëzoi shumë pemë, gardhe. Përmbytjet në qytet u arrit të shmangen falë mbylljes së sigurt të portave të digës.