Për balsamimin e trupit të Udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong II në Phenian u ftuan specialistët rusë nga Qendra e Teknologjive Biomjekësore të Moskës, të cilët sigurojnë ruajtjen e trupit të Vladimir Iliç Leninit.

0Pas ceremonisë funerale dhe homazheve sarkofagu prej qelqi me trupin e Udhëheqësit të Koresë së Veriut do të vendoset në Pallatin Kymsusan. Pritet që dhënia e lamtumirës së fundit atij të zgjasë dy ditë. Ceremonia mortore transmetohet direkt nga televizioni shtetëror i Koresë së Veriut.