Sipas rregullit të miratuar punën e web-camerave në zgjedhjet presidenciale të 4 marsit të vitit 2012 në çdo qendër votimi do ta ndjekin në mënyrë të vazhdueshme 2 kamera vëzhgimi. Njëra nga ato duhet të fiksojë punën me listën e zgjedhësve në vendin e dorëzimit të fletëve të votimit, kurse e dyta të kontrollojë kutitë e votimit dhe vendin e vulosjes së fletëve të papërdorura të votimit.

0Transmetimi i video clipe-ve planifikohet të realizohet në një faqe të veçantë në regjim online. Materialet do të ruhen për një vit dhe aksesi në to do të jetë i lirë. Mbi vendosjen e web-camerave dha urdhër Kryeministri Vladimir Putin për të siguruar transparencë në zgjedhjet presidenciale.