Kryeministri Vladimir Putin u njoh sërish nga qytetarët rusë si “Njeriu i Vitit”. Sipas rezultateve të studimeve të Qendrës Analitike të Yuri Levada, Kryetari i qeverisë ruse renditet në rreshtin e parë të rating të popullaritetit që nga viti 1999. Si “Njeriu i Vitit 2011” ai u quajt nga 28% e respondentëve, kurse në vitin 2010 të tillë rezultuan 34%, në vitin 2008 - 44%.

Sipas të dhënave të sociologëve, në pesëshen e personave rusë më me popullaritet të vitit janë përfshirë Presidenti Dimitri Medvediev (17%), Kryetari i Partisë Liberal Demokratike të Rusisë (LDPR) Vladimir Zhirinovski (5%), biznesmeni Mikhaill Prokhorov (4%) dhe Lideri i Partisë Komuniste të Federatës Ruse (KPRF) Gennady Zyuganov (3%).

0“Gruaja e Vitit” u bë sërish Zëdhënësja e Këshillit të Federatës Valentina Matvienko (13%), e cila edhe në vitet e mëparshme, kur ishte në postin guvernatores së Shën Petersburgut, ka marrë një titull të tillë.