“Pranvera arabe” u bë një nga ngjarjet më të rëndësishme gjeopolitike të vitit 2011. Pasojat e saj janë kontradiktore dhe të paparashikueshme.

Të gjitha revolucionet kanë filluar nën parullat e ndryshimit të sundimtarëve, të cilët e kanë mbajtur në duart e veta pushtetin për dekada të tëra me radhë. Iniciatore e ndryshimeve u bë rinia. Analistët politikë menjëherë filluan të flasin për arabët si për subjekte të politikës së madhe.

Ndërkohë frytet, të cilat i shijuan si rezultat demonstrantët, në kundërshtim me pritjet, dolën më tepër të hidhura se të ëmbla. Opinionin e vet e shprehu në lidhje me këtë fakt orientalisti rus Stanisllav Tarasov:

- Revolucionet arabe po fillojnë të zhvendosin, të rrëzojnë regjimet laike. Fjalë bëhet për përmbysjen e Zine al-Abidine Ben Ali në Tunizi, Hosni Mubarak në Egjipt, mbi rënien e regjimit gjysmë laik të Muammar Gaddafi në Libi. Tani në Egjipt në pushtet po vjen praktikisht “Vëllazëria Myslimane”. Nuk përjashtohet mundësia e asaj, që kjo, po ashtu si dhe rezultatet e zgjedhjeve në Tunizi, ti shtyjë, ti nxisë islamistët për të marrë në duart e veta pushtetin në një sërë vendesh të tjera, për të krijuar autokracinë fetare. Situata në mbarë botën është bërë shumë alarmante, shqetësim-ndjellëse, e mbarsur me tension.

0Si rezultat i “Pranverës arabe” Jemeni u ndodh në prag të ndarjes së vendit. Në Tunizi për herë të parë u regjistrua rritja ekonomike në nivelin “zero”, u evidentua kulmi i papunësisë dhe të ardhurat jashtëzakonisht të ulëta nga turizmi. U ndodh në krizë të plotë edhe industria e turizmit në Egjipt. Në rajon vërshoi një fluks i paparë refugjatësh. Popullsia e Sirisë po përpiqet të gjejë strehim në territorin e Turqisë fqinje. Dhjetëra mijëra libianë kanë emigruar në Tunizi dhe vende të tjera të Maghreb. Fillimisht ata ua mbathën këmbëve për ti shpëtuar luftës civile dhe sulmeve ajrore të aviacionit të NATO-s, kurse tani për ti shpëtuar represioneve dhe hakmarrjes ndaj mbështetësve të Muammar Gaddafi. Rusia që në fillim e dënoi intervencionin ushtarak të Perëndimit në punët e brendshme të Libisë. Ndërsa tani ajo po e përdor zërin e saj si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe autoritetin, që gëzon në vendet arabe, për të parandaluar përsëritjen e skenarit libian në Siri. Në të njëjtën kohë Rusia mbështet edhe ndërmjetësimin e Bashkimit Afrikan, Lidhjes së Shteteve Arabe dhe Këshillit të Bashkëpunimit të Shteteve të Gjirit Persik, të drejtuar për rregullimin e situatës së krizës në Libi, Jemen, Siri.

Konstantin Garibov