Vlladisllav Surkov, i cili është i njohur si ideologu kryesor i Kremlinit, po kalon me punë në qeveri. Presidenti Dimitri Medvediev nënshkroi dekretin mbi emërimin e tij Zëvendëskryeministër, përgjegjës për modernizimin dhe inovacionet.

Ekspertët mendojnë se ky riorganizim (perestrojkë) do të thotë aktivizim i reformave politike në vend dhe fillim i formimit të kabinetit të ri të ministrave. Vitin e ardhshëm atë mund ta kryesojë Dimitri Medvediev në rast të fitores së Vladimir Putinit në zgjedhjet presidenciale.

Udhëheqësi rus shprehu shpresën se Vlladisllav Surkov do të vazhdojë të merret me çështjet që ai ka mbikëqyrur gjatë punës së  vet në postin e Zëvendësit të parë të Kreut të administratës së Kremlinit në kuadër të Komisionit për modernizimin. Ai është një nga autorët e idesë së rinovimit kardinal të ekonomisë ruse, theksoi në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Presidenti i Fondit “Politika” Vjaçesllav Nikonov:

- Vlladisllav Surkov ishte një nga iniciatorët e konceptit të parashtruar mbi modernizimin e ekonomisë ruse dhe krijimin e drejtimeve të reja inovative në të. Ai është një nga ideologët e projektit “Skolkovo”. Të gjitha çështjet e lidhura me modernizimin e ekonomisë së vendit janë plotësisht të perceptueshme, të afërta për të.

Megjithatë, disa ekspertë janë të prirur ti lidhin ndryshimet e kuadrove të larta jo vetëm me pikësynimet krejtësisht racionale për forcimin e punës së qeverisë në drejtimin inovativ. Emërimi i Vlladisllav Surkov në postin e  Zëvendëskryeministrit flet gjithashtu edhe për atë, se kursi i autoriteteve për vazhdimin e reformave politike, i shpallur publikisht nga drejtuesit kryesorë të shtetit, do të vazhdojë. I këtij mendimi është edhe ish Ministri rus i financave Aleksei Kudrin:

0- Reforma politike po vazhdon. Vlladisllav Surkov është personi që ka drejtuar në mënyrë direkte gjithë teknologjitë politike dhe që dyshohet më tepër se kushdo tjetër për vendosjen e kufizimeve të caktuara për regjistrimin e partive. Besohet se ai është njëri prej projektuesve të atij sistemi. Ndërsa aktualisht ai po rishikohet plotësisht. Për këtë qëllim duhen organizatorë të tjerë, me pikëpamje tjetër përkatësisht sistemit politik.

Ilia Harllamov