Planetari në qytetin japonez Nagoya u njoh si më i madhi në botë dhe hyri në Librin e Rekordeve të Ginesit. Ai ka një diametër prej 35 metrash. Planetari i qytetit Nagoya është faktikisht 5 metra më i madh se mbajtësi i rekordit të mëparshëm, i cili ndodhet gjithashtu në Japoni në prefekturën Ehime.

0Për ndërtimin e planetarit supermodern u shpenzuan rreth 32 milionë $. Aplikimi në planetarin e Nagoya i zhvillimeve më të fundit në sferën e fibrave optike lejon të shihen bile edhe yjet më të largëta.