Akullthyesja koreanojugore “Aaron” të mërkurën në mëngjes filloi zhbllokimin e anijes ruse të peshkimit “Sparta” nga robëria e akujve. Për këtë njoftoi Drejtori i përgjithshëm i kompanisë pronare të peshkarexhes ruse Andrei Pollomar: “Deri në ujërat e pastra pa akuj anijet do të duhet të lundrojnë rreth 100 milje. Për të përshkuar këtë distancë atyre do ti nevojiten 12-14 orë”.

0Anija ruse e peshkimit “Sparta” më 15 dhjetor u bllokua midis akujve dhe mori dy të çara nga përplasja me to. Më vonë ajo u ankorua në një copë të madhe akulli dhe vendosi ekuilibrin. Në momentet aktuale punimet riparuese në anije kanë përfunduar. Pas daljes në ujërat e pastra ajo do të niset për riparim kapital në portin neozelandez Lyttelton.