Siç njoftoi të martën Ministri i Punëve të Brendshme dhe i Drejtësisë të Venezuelës Tarek El Aissami, gjatë vitit në përfundim në vend u konfiskuan më shumë se 42 tonë drogë, duke përfshirë edhe 26 tonë kokainë.

Gjatë vitit 2011 policia e Venezuelës zhvilloi më tepër se 10.000 operacione të lidhura me parandalimin e kontrabandës së drogës, u arrestuan prej saj rreth 14.000 veta, më shumë se 300 prej të cilëve ishin shtetas të huaj.

0Në krahasim me vitin 2010 vëllimi i drogës së konfiskuar u reduktua me më shumë se 20 tonë, fakt ky i lidhur me minimizimin e vëllimeve të trafikut nëpër territorin e Venezuelës të marihuanës prej vendeve të Amerikës së Jugut.