Nga kozmodromi “Bajkonur” (Kazakistan) sot do të startojë raketëmbajtësja ruse “Sojuz-2” me 6 satelitë amerikanë të komunikimit “Globalstar-2”. Ky është tashmë starti i tretë nga katër të parashikuarit prej marrëveshjes dypalëshe. Dy lëshimet e mëparshme u realizuan këtë vit dhe vitin e kaluar.

0Sistemi “Globalstar” është projektuar për të siguruar cilësinë e lartë të shërbimeve të telefonisë celulare për një rreth të gjerë përdoruesish. Ai përfshin zona të gjera të rruzullit tokësor, ndër të tjera edhe territorin e Rusisë.