Në qytetin Osh të Kirgistanit jugor u rrëzua aeroplani “Tu-134” i Kompanisë ajrore “Kirgistan”, i cili po kryente fluturimin sipas itinerarit Bishkek-Osh.

0Në bordin e aeroplanit ndodheshin, sipas të dhënave paraprake, 73 pasagjerë. Të gjithë ata fatmirësisht janë gjallë, vetëm 2 prej tyre kanë marrë trauma. Gjatë uljes në aerodrom aeroplani doli jashtë kufijve të pistës dhe u përmbys. Si rezultat brenda tij shpërtheu zjarr.