Ceremonia e dhënies së lamtumirës së fundit Kim Jong II po zhvillohet sot në kryeqytetin e Koresë së Veriut - Phenian. Etapa e parë e saj filloi më 10.00 sipas orës lokale në Kompleksin Memorial, ku është vendosur për homazhe trupi i Kim Jong II.

Programi i vetë ceremonisë funerale nuk është bërë publik. Pritet që nga Kompleksi Memorial kortezhi i makinave, që do të shoqërojë arkivolin, të kalojë nëpër rrugët e Phenianit. Në kryeqytet dhe në qytete të tjera do të ushtojnë të shtëna topash artilerie, kujtimi i Udhëheqësit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë do të nderohet me 3 minuta heshtje, të gjithë trenat, anijet dhe automobilat do t’i bien burive në të njëjtën kohë.

0Do të përfundojë ceremonia mortore më 29 dhjetor. Trupi i Udhëheqësit të Koresë së Veriut do të vendoset në muzole, ku tashmë prehet babai i tij Kim II Sung.