Grupimit orbital të sistemit satelitor global rus të navigacionit “GLONASS” do ti shtohen edhe 6 satelitë të rinj “GLONASS” dhe me këtë atij do ti dyfishohet numri i planeve, rrafsheve orbitale.

“Ne po shqyrtojmë 5 opsione të mundshme për modernizimin e grupimit orbital. Si më i arsyeshëm është vlerësuar opsioni i vendosjes edhe të 6 aparateve të tjera kozmike në tre rrafshe suplementare”, njoftoi Konstruktori i përgjithshëm i “GLONASS” Juri Urliçiç. Sipas fjalëve të tij, në këtë mënyrë nuk do të ketë nevojë të ndryshohet pozicioni i 24 satelitëve që veprojnë aktualisht në orbitë.

0Tani në përbërjen e grupimit satelitor “GLONASS” ndodhen 31 aparate, ndër të cilët 24 përdoren për qëllimin e synuar.