Kryeministri Vladimir Putin nuk ia ka aspak frikën zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Rusi dhe shprehet i gatshëm për dialog konstruktiv me opozitën. Me një deklaratë të tillë doli në gazetën ruse të sferës së biznesit “Vedomosti” («Ведомости») ish Ministri i financave Aleksei Kudrin, të cilin ekspertët e konsiderojnë si shok idesh të Vladimir Putinit.

Kryeministri Vladimir Putin nuk ia ka aspak frikën zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Rusi dhe shprehet i gatshëm për dialog konstruktiv me opozitën. Me një deklaratë të tillë doli në gazetën ruse të sferës së biznesit “Vedomosti” («Ведомости») ish Ministri i financave Aleksei Kudrin, të cilin ekspertët e konsiderojnë si shok idesh të Vladimir Putinit.

Në Rusi po vazhdon diskutimi i situatës politike mbas zgjedhjeve parlamentare dhe protestave masive që i pasuan ato. Të shtunën e kaluar, më 24 dhjetor, në qendër të Moskës opozita mbajti mitingun më të madh (përkatësisht numrit të pjesëmarrësve në të) për gati 20 vitet e fundit.

Opozitarët mendojnë se autoritetet duhet të zgjerojnë ndjeshëm kufijtë e lirisë së fjalës, të liberalizojnë sistemin politik dhe ta bëjnë transparent votimin në të gjitha nivelet. Por kërkesa kryesore e opozitës është megjithatë largimi i Vladimir Putinit nga sfera e politikës së madhe. Sociologët dhe analistët politikë në përgjigje të kësaj paraqesin argumentin vijues: në Rusi, thjesht, nuk ka asnjë politikan dhe lider më të fortë e më me popullaritet se Vladimir Putin.

Ndërsa kjo do të thotë se duhen kërkuar mundësitë për dialog, shprehet me bindje të plotë ish Ministri rus i financave Aleksei Kudrin, i cili është një ekonomist mjaft i njohur dhe shumë i respektuar si brenda, ashtu dhe jashtë vendit. Për më shumë se 10 vjet ai ka zënë postin e ministrit gjatë drejtimit të Vladimir Putinit dhe, në përgjithësi, konsiderohet si shok shumë i afërt idesh i tij. Por në shtator të këtij viti, pas kritikave të ashpra në adresë të politikës ekonomike të Presidentit Dimitri Medvediev, Aleksei Kudrin u shkarkua nga posti i vet. Gjatë muajve të fundit ai e ka kritikuar vazhdimisht qeverinë, kurse më 24 dhjetor morri pjesë në mitingun e opozitës, ku shprehu nga tribuna pakënaqësinë e vet në lidhje me mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në vend:

- Nuk mund të merremi vazhdimisht vetëm me llafollogji, duhet të fillojmë nga punët konkrete më në fund. Dhe zgjedhjet e 4 marsit mund ti mbajmë në kushte të reja. Përveç kësaj, duhet të organizohet platforma e përshtatshme për dialog. Përndryshe ne do të humbasim shansin për transformime paqësore në vend.

0Aleksei Kudrin njoftoi për gazetën “Vedomosti” («Ведомости») se para se të nisej për pjesëmarrje në miting u takua fillimisht me Vladimir Putinin dhe diskutoi me të situatën në Rusi si dhe domosdoshmërinë e zhvillimit të reformave politike. Bile më tepër se kaq, sipas fjalëve të tij, ai pa në mënyrë mëse evidente gatishmërinë e Kryeministrit për dialog konstruktiv me opozitën. Ish ministri i financave vuri në dukje gjithashtu, se Putini nuk ia ka aspak frikën zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Rusi dhe se është i gatshëm të marrë të gjitha masat e nevojshme me qëllim të zhvillimit të zgjedhjeve të ndershme presidenciale. Gatishmëria për dialog, sipas dëshmive të Aleksei Kudrinit, shprehet edhe nga ana e shumë opozitarëve. Dhe kjo jep një shans të mirë për të mbajtur zgjedhje dinjitoze në mars të vitit të ardhshëm në Rusi.

Roman Mamonov