Bisedimet ruso-ukrainase në lidhje me çmimet e gazit, që u zhvilluan në fund të dhjetorit, përfunduan pa rezultat. Udhëheqja aktuale e Ukrainës nuk po rresht përpjekjet për rishikimin e marrëveshjeve të gazit me Rusinë, të cilat u nënshkruan në vitin 2009, kur Kryeministre ishte Julia Timoshenko.

Në pranverën e vitit 2010 Kievi arriti të përfitojë nga Moska zbritje të konsiderueshme të çmimeve të gazit. Por, meqenëse në marrëveshje është fiksuar ndërlidhuria e çmimit të gazit me shportën e naftës, gjatë vitit 2011 çmimi i gazit rus është rritur: nga 264 $ për një mijë metra kub në tremujorin e parë deri në 400 $ deri në fund të vitit.

Në përfundim të dhjetorit Presidenti ukrainas Viktor Janukoviç deklaroi se Ukraina është në gjendje të paguajë vetëm 250 $ për një mijë metra kub gaz. Por “Gazprom” iu përgjigj se Kievi “nuk duhet të shpresojë për dhurata me rastin e Vitit të Ri”.

Javën e kaluar Verkhovnaja Rada (parlamenti) e Ukrainës miratoi buxhetin, në të cilin është fiksuar çmimi i gazit rus në nivelin 416 $ për një mijë metra kub. Gjatë kësaj Kryetari i qeverisë Nikollai Azarov deklaroi se vendi mund ta përballojë këtë pagesë. Mirëpo një principialitet i tillë mund ti kushtojë shtrenjt Ukrainës, mendon eksperti rus Aleksandër Paseçnik:

- Çmimi i gazit, i planifikuar në buxhet nga Ukraina, është shumë i lartë. Dhe pritet që në tremujorin e parë të vitit, duke marrë parasysh faktin se në marrëveshje ka gjetur pasqyrim ndërlidhuria me shportën e naftës, çmimi i gazit do të arrijë deri në 450 $ për një mijë metra kub. Ndërsa kjo do të jetë një barrë e papërballueshme për buxhetin ukrainas dhe mund të çojë në default. Prandaj Ukraina duhet të negociojë urgjentisht me Rusinë për një kooperim në shkallë të gjerë në sferën e gazit.

Ekspertët venë në dukje se përveç pagesave për gazin, Kievit do ti duhet çdo muaj të caktojë rreth 500 milionë për të mbështetur Sistemit e vet Transportues të Gazit - shpenzime shumë të mëdha këto, të papërballueshme për Ukrainën në kushtet e tanishme.

0Raundi i ri i negociatave është planifikuar për mesin e janarit. Në të njëtën kohë udhëheqja e kompanisë ruse “Gazpron” nuk përjashton mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje shtesë në kuadër të kontratave aktualisht vepruese me Ukrainën.

Polina Çernica