Një zjarr i fuqishëm shpërtheu sot në Omsk (në zonën jugore të Siberisë Perëndimore) në një terminal nafte të Shoqërisë së Hapur Aksionere “Gazpromneft-Omsknefteprodukt”. Në momentin e mbërritjes së makinave zjarrëfikëse u dogj plotësisht autocisterna 24 tonëshe e benzinës, që ndodhej nën mbikalim, në të cilën arritën të pomponin tashmë 14 ton benzinë.

Gjatë luftës me zjarrin, në të cilën u përfshinë 30 njësi teknike speciale dhe 117 zjarrfikës, ndodhën 6 shpërthime të fuqishme, të cilat u shoqëruan me hedhje të karburanit deri në një sipërfaqe prej më shumë se 100 metra katrore. Lindi rreziku i shpërhapjes së zjarrit mbi depozitat e naftës dhe stacionet e pompimit.

0Zjarri u arrit të lokalizohet vetëm pas një ore. Nën autocisternën e benzinës u gjet kufoma e djegur e një burri, identiteti i të cilit po përcaktohet nga organet hetimore.