Shkarko audiofailin
Kriza e euros, diku në një shkallë më të vogël e diku në një shkallë më të madhe, ka mbuluar faktikisht të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Vendet anëtare të BE-së, të cilat nuk hyjnë në zonën e euros, nuk bënë përjashtim. Të gjitha së bashku këto shtete shpesh i quajnë si “Evropa e Vogël”.

Dhe e tashmja e saj duket tejet e pasigurt, e paqartë, kurse perspektivat e së ardhmes paraqiten fare misterioze.

Zhvillimi i ngjarjeve në Evropë ngjason shumë me një reaksion zinxhir. Irlanda dhe Greqia, që ndodhet në pritje të default, tashmë kanë marrë transhe kredish nga BE-ja, kur në prill kërkoi ndihmë emergjente Portugalia. Që nga korriku e deri në dhjetor agjencitë kryesore botërore të nominimit ulën deri në nivelet më të ulëta ratings e Irlandës, Portugalisë dhe Hungarisë. Ranë në mënyrë të ndjeshme edhe ratings e Spanjës, Italisë dhe Belgjikës, nën rrezikun e rishikimit të rating ndodhet bile edhe Franca. Gjatë periudhës së vjeshtës të këtij vitit u ndërruan qeveritë në Greqi, Spanjë dhe Itali. Mbarë Evropa, veçanërisht pjesa jugore e saj, u përfshi nga protesta pafund të spektrit më të gjerë politik dhe social. U zhvillua edhe një varg i pafund samitesh, në të cilët u ndërmorrën përpjekjet për të gjetur rrugëdaljen nga kriza.

Por Evropës së Vogël, sipas mendimit të ekspertëve, kurrfarë masash antikrizë nuk do të mund ti sjellin dot lehtësim. Në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Drejtori i Institutit rus të Globalizimit dhe Lëvizjeve Sociale Boris Kagarlicki tha si vijon:

- Duhet thënë se deri tani të gjitha vendimet e marra në samitet e BE-së nuk janë aspak në favor të këtyre vendeve dhe se në fakt ato u bënë pengje të atij sistemi ekonomik, i cili nuk i jep asnjë mundësi për tu zhvilluar më tej. Viti në përfundim, sigurisht, për vende të tilla u bë tragjik, sepse ato jo vetëm që po vuajnë nga kriza ekonomike, por dhe ekonomitë e tyre janë shkatërruar në mënyrë sistematike nga masat e marra për luftën antikrizë. Për shkak se këto masa antikrizë nuk kanë për qëllim nxjerrjen e këtyre vendeve nga gjendja jashtëzakonisht e vështirë ekonomike, por drejtohen, në fakt, për parandalimin e marrjes nga ato të masave që mund ti sjellin dëm, para së gjithash, bankave gjermane dhe franceze, të cilat janë kreditore të tyre.

Nikita Sorrokin