Sistemi satelitor kinez i navigacionit BeiDou që nga dita e martë do të fillojë ti ofrojë shërbimet e veta konsumatorëve. Tani për tani shfrytëzimi i saj po realizohet në regjim testimi. Midis shërbimeve që vihen në dispozicion të konsumatorëve në Kinë dhe rajonet fqinje janë pozicionimi, navigacioni dhe përcaktimi i kohës.

0Sateliti i parë, i projektuar për orbitën me largësi të mesme, u lëshua vitin e kaluar. Gjatë vitit 2012 planifikohet të nxirren në orbitë edhe 6 aparate të tjera kozmike. Si rezultat do të krijohet rrjeti satelitor, i aftë për të mbuluar pjesën më të madhe të rajonit të Azi-Paqësorit. BeiDou, që po krijohet aktualisht në Kinë si sistem global navigacioni, destinohet për të konkurruar me GPS amerikan dhe GLONASS rus. Aty nga viti 2020 ai do të numërojë rreth 30 satelitë dhe do të ofrojë shërbime navigacioni në mbarë botën.