Përurimi i stacioneve të para në Rusi për karikimin e automjeteve elektrike do të zhvillohet të martën në Moskë. Për këtë njofton “Kompania e Bashkuar e Rrjeteve Elektrike të Moskës” (MOESK). Në kuadër të këtij aktiviteti distributori zyrtar Mitsubishi Rolf Import do të prezantojë dhe do ti japë për shfrytëzim kompanisë ruse disa automjete elektrike. Planifikohet gjithashtu vënia në shfrytëzim e stacioneve të karikimit dhe demonstrimi i punës së sistemeve të drejtimit të tyre.

0Deri në fund të këtij viti MOESK planifikon të vendosë në territorin e Moskës dhe qarkut të kryeqytetit rus 28 stacione të tilla karikimi. 15 prej tyre janë llogaritur për karikim 8-10 orë, 10 për 4-5 orë dhe 3 për 20-30 minuta.