Në korpusin e anijes ruse të peshkimit “Sparta”, e cila është mbërthyer si në darë nga akujt pranë brigjeve të Antarktidës, u zbuluan një vrimë e dytë. Për këtë më 27 dhjetor njoftoi Koordinatori i operacionit për shpëtimin e saj neozelandezi Mike Roberts.

Vrima e dytë u arrit të zbulohet pas ngritjes së hundës së anijes nga uji. Sipas fjalëve të Roberts, rrezik kërcënues për depërtimin e ujit në anije ajo nuk përbën. Roberts shpreson shumë se deri më 28 dhjetor “Sparta” do të fillojë lundrimin.

0Së bashku me marinarët e akullthyeses koreonojugore “Aaron” ekuipazhi i anijes ruse përfundoi riparimin e vrimës së parë dhe ia hyri punës për çimentimin e saj. Karburanti nga depozitat e “Sparta” u pompua në akullthyesen koreanojugore. Në bordin e anijes ruse të peshkimit mbeten akoma edhe rreth 200 ton karburant, por rrezik për derdhjen e tij mund të bëhet vetëm fundosja e anijes.