Autoritetet e Finlandës lejuan anijen britanike të mallrave “Thor Liberty” të vazhdojë lundrimin pa raketat amerikane kundërajrore “Patriot”.

0Doganierët e ndaluan anijen më 21 dhjetor në portin Kotka mbi bazë të dyshimit për eksportim të paligjshëm armatimesh. Në bordin e saj ndodheshin 69 raketa kundërajrore dhe 150 ton eksploziv. Ekuipazhi i anijes së mallrave përbëhet nga 11 qytetarë të Ukrainës. Nga Finlanda anija duhet të nisej për në Kinë.