Shenjat e pranisë në planetin Pluton të molekulave me prejardhje organike, elementeve të jetës, u zbuluan nga shkencëtarët amerikanë. Me ndihmën e teleskopit kozmik të NASA-s “Hubble” ata kanë identifikuar në planet zona me shkallë të lartë thithje të rrezatimit ultravjollcë diellor. Kjo veçori dëshmon praninë e lëndëve organike, siç supozohet, molekulave me strukturë të ndërlikuar, të cilat përfshijnë në vetvete karbur hidrogjeni ose azot.  

0Planeti Plutoni me tre satelitët e tij - Charon, Nyx dhe Hydra - ndodhet në periferi të Sistemit Diellor. Shkencëtarët amerikanë presin të marrin informacion suplementar në kohën e afrimit të sondës ndërkombëtare të NASA-s “New Horizons” me planetin.