Operacioni i kërkimit në ngushticën La Perouse, ku u ndodh në situatë emergjente dhe më pas u fundos skuneri (anija me vela pjerrake) “Gingo”, u ndërpre për shkak të stuhisë. Tani marinarët e humbur do ti kërkojnë anijet që kalojnë nëpër këtë ngushticë.

Sinjalin “SOS” anija “Gringo” e dha të dielën në mëngjes. Skuneri në atë moment ndodhej rreth 7 kilometra nga bregdeti japonez, në rajonin e Kepit Krillon. Ekuipazhi i anijes përbëhej nga 5 rusë dhe 3 të huaj. Skuneri lundronte nën flamurin kamboxhian.

0Në ndihmë të marinarëve u nisën ekipet ruse dhe japoneze të shpëtimit. Në ujë u gjetën 3 trupa pa jetë. Vetë anija nuk arrit të gjendet dot. Versioni kryesor i katastrofës mendohet të jetë mosrespektimi i rregullave të sigurisë dhe shfrytëzimit të mjetit të transportit detar, të lejuara nga kapiteni i skunerit “Gringo”.