Cikloni atlantik “Patrik” ka sjellë një mot të stuhishëm në qytetin rus Shën Petersburg. Në akuatorin e Gjirit të Finlandës evidentohet rritja e fuqisë së erës me drejtim jugperëndimor, ka filluar të ngrihet niveli i ujit në lumin Neva.

0Për mbrojtjen e qytetit nga përmbytja u desh të mbyllej diga (penda), për këtë arsye në portin e qytetit nuk mundën të hyjnë rreth 15 anije mallrash dhe trageti me pasagjerë nga qyteti estonez Talin. Era e tërbuar ka rrëzuar shumë pemë dhe tabela reklamash në Shën Petersburg, ka shkulur dhe hedhur në tokë çatitë e disa godinave, një sërë pikash banimi në këtë qark kanë mbetur pa energji elektrike.