Në 100-vjetorin e fundosjes së “Titanic” me batiskafët rusë të thellësive të mëdha “Mir” drejt anijes legjendare do të nisen rreth 80 turistë. Organizatorja e ekskursionit në thellësitë e pamata të Oqeanit Atlantik - Kompania “Deep Ocean Expeditions” - u ka shitur paketa turistike 70 turistëve, të cilët kanë paguar për këtë aventurë nga 60 mijë $.

0Fragmentet e anijes “Titanic” u zbuluan në pjesën veriore të Oqeanit Atlantik në vitin 1985. Batiskafët rusë “Mir” janë shfrytëzuar gjatë xhirimit të blockbuster-it të famshëm holivudian “Titanic”.