Uragani “Patrick” kaloi me një shtrirje të gjerë nëpër territorin e Finlandës dhe e braktisi vendin vetëm këtë pasdite. Tani uragani po lëviz në drejtim të Shën Petersburgut. Strukturat e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) po përgatiten për përballimin e fatkeqësisë natyrore.

0Pritet që niveli i ujit të lumit Neva të arrijë deri në281 centimetra. Në territorin e rajonit të Leningradit dhe në Shën Petersburg shpejtësia e erës me drejtim perëndimor do të shënojë 15-20 metra në sekondë, kurse në rajonet bregdetare 24 metra në sekondë. Dobësimi i fuqisë së erës pritet vetëm natën e datës 27 dhjetor, por që herët në mëngjes do të fillojë ndikimi i një cikloni të ri. Pritet sërish forcimi i erës dhe përmbytje me lartësi mbi 2 metra.