Numri i viktimave të serisë së sulmeve terroriste të ditës së dielë në Nigeri arriti në 40 persona, ndërsa të plagosur rëndë evidentohen dhjetëra të tjerë. Të gjitha shpërthimet buçitën osë në afërsi, ose brenda tempujve të krishtere në kulmin e shërbimeve kishtare me rastin e Krishtlindjeve.

Organizatore e këtyre sulmeve terroriste ishte Lëvizja islamike “Boko haram” (e cila në dialektiv vendas do të thotë “Arsimi perëndimor është mëkat”). Anëtarët e tij luftojnë për përmbysjen e pushtetit laik në Nigeri dhe vendosjen e ligjeve të Sheriatit atje.

Presidenti rus Dimitri Medvediev i shprehu ngushëllimet më të thella Presidentit të Nigerisë Jonathan Goodluck në lidhje me viktimat në njerëz të këtyre akteve terroriste. “Duke dënuar vendosmërisht barbarizmin dhe cinizmin e këtyre krimeve, unë do të doja të theksoja në mënyrë të veçantë se terrorizmi nuk ka as kombësi dhe as fe. Ky është problem mbarëbotëror, i cili duhet të zgjidhet me përpjekje të përbashkëta. Rusia është e gatshme të bashkëveprojë aktivisht me komunitetin ndërkombëtar në luftën kundër këtij rreziku kërcënues”, - thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Presidentit rus Dimitri Medvediev.

Pas fillimit të luftës në Libi analistët patën paralajmëruar: Perëndimi rrezikon të provokojë krijimin e qendrave të terrorizmit radikal islamik në Afrikë. Gjë kjo që dhe ndodhi në të vërtetë, konstaton eksperti i Institutit të Ekonomisë Botërore dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Akademisë së Shkencave të Rusisë Pjotër Topiçkanov:

- Në Afrikë aktualisht po vërehet përhapja e organizatave të cilat janë të lidhura në njëfarë mënyre me organizatën “Al Qaeda”. Pas zhvillimit nga SHBA dhe NATO të operacionit ushtarak në Afganistan, disa udhëheqës të “Al Qaeda” u zhvendosën në Afrikë. Dhe tani ata po përpiqen të hedhin rrënjë në vendet e kontinentit afrikan. Një tjetër moment kyç, që duhet të merret parasysh gjatë analizimit të situatës së krijuar, është edhe Libia. Në këtë vend një rol të rëndësishëm luajti fakti që një numër i madh armësh dhe lënde eksplozive u ndodh jashtë kontrollit, si rezultat i luftës civile që shpërtheu atje, dhe tani po përhapen me shpejtësi në gjithë territorin e Afrikës.

0Disa analistë, duke patur parasysh rëndësinë e Nigerisë si vend furnizues nafte, nuk përjashtojnë edhe ndërhyrjen e organizatave ndërkombëtare në situatën e krijuar atje. Bile as futjen e forcave paqeruajtëse në këtë vend. Megjithatë ky opsion nuk është diskutuar tani për tani në nivel zyrtar.

Roman Mamonov