Në Moskë sot ndodhi një fenomen tepër i rrallë për stinën e dimrit - ushtuan bubullimat. Sipas të dhënave të Byrosë Meteorologjike të kryeqytetit rus, rropullimat e bubullimave u dëgjuan deri në qendër të Moskës gjatë kalimit të frontit atmosferik.

Bubullimat, të shoqëruara me reshie të dendura dëbore dhe erëra të forta fishkulluese, gjëmuan në fontin e ngrohtë atmosferik. Një ngjarje e tillë ndodh shumë rrallë në periudhë dimri në Moskë, konstatojnë meteorologët. Më shpesh bubullimat e dimrit ndodhin në front të ftohtë atmosferik.

0Herën e fundit bubullimat në vigjilje të Vitit të Ri në Moskë janë regjistruar në Moskë më 28 dhjetor të vitit 2006.