Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) e Rusisë do të dërgojë në Afganistan më shumë se 40 kamionë “Kamaz”. Në Ministrinë ruse deklaruan se kjo do të bëhet në bashkëpunim me operacionin humanitar të Organizatës së OKB-së të Programit Botëror të Ushqimit (WFP), në kuadër të të cilit Rusia më parë u ka dërguar afganëve rreth 3 mijë ton miell gruri.

0MSJ dhe WFP kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit që në vitin 2002. Që nga ajo kohë Rusia ka marrë pjesë vazhdimisht në shpërndarjen e produkteve ushqimore për popullatën e vendeve të tjera, në veçanti, në Afganistan, Taxhikistan, Kirgistan, Kubë, Vjetman dhe në Korenë e Veriut.