Shkarko audiofailin
“Në çdo vend tjetër do të jetë më mirë se në Greqi”, konfirmoi nëna e një familjeje greke në një debat televiziv në Athinë. Ekzistencën e vet në atdhe ajo e vlerëson si udhë pa krye, qorrsokak të plotë: kur nuk ka as punë, as të ardhura dhe as që parashikohen ato në të ardhmen.

Një britmë e tillë nga thellësia e shpirtit, sigurisht, mund të shpërthejë në gjaknxehtësi e sipër. Por ja të dhënat e bëra publike nga Shërbimi Federal Statistikor i Republikës Federale të Gjermanisë (RFGJ): fluksi i emigrantëve nga Greqia në gjysmën e parë të këtij vitit është rritur në krahasim me periudhën analogjike të vitit 2010 me 84%. Pothuajse 50% më shumë numërojnë të ardhurit nga Spanja dhe Portugalia. Gjithsej për 6 muajt e vitit 2011 vendet e Evropës Jugore e kanë “furnizuar” tregun e punës të Gjermanisë me 435 mijë krahë pune. Dhe fjalë, në këtë rast, nuk bëhet vetëm për dyndjen e grekëve në Gjermani dhe Francë. Aktualisht vërehet vërshimi i banorëve grekë për punë në Turqi. Fakt ky krejtësisht i paimagjinueshëm 15 apo 20 vjet më parë.

Sipërmarrësit gjermanë fërkojnë duart nga kënaqësia kur shohin një dyndje të tillë kaq të madhe kahu pune. Popullsia gjermane po plaket në mënyrë të pandalshme. Ekziston shansi që për llogari të fluksit të “gjakut të ri” të gjejë pjesërisht zgjidhje problemi i deficitit të fuqisë së kualifikuar punëtore. Për më tepër se drejtohen për në Gjermani dhe në vendet e Evropës, SHBA, Kanada apo Australi, të krahasueshme me të përkatësisht nivelit të jetesës, jo vetëm banorët e jugut të Evropës. Fluksi i emigrantëve po vërshon edhe nga vendet e Evropës Lindore - që nga shtetet e Balltikut (Letonia, Lituania dhe Estonia) e deri tek ato ballkanike. Numri i personave të shpërngulur për këtë gjysmë viti u rrit me 1/3.

Largimi i popullsisë, veçanërisht i brezit të ri, është mjaft tipik për vendet e përfshira nga kriza e borxheve. Fati i qeverive të tyre nuk është aspak për tu lakmuar. Pas samitit të fundit të BE-së ato kanë marrë hedhur mbi supet e veta një barrë, me sa duket, jashtëzakonisht të rëndë, krejtësisht të papërballueshme, dhe pikërisht, që të reduktojnë deri në nivelin 0.5 % deficitin buxhetor vjetor. Një detyrë e tillë aktualisht mund të plotësohet vetëm me anë të vendosjes së kufizimeve totale për popullsitë e veta. Midis të tjerash edhe për llogari të reduktimit të përfitimeve sociale. Kurse Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian për çështje Ekonomike dhe Financiare Olli Rehn deklaroi si vijon: “Nuk pritet asnjë përmirësim i dukshëm në nivelin e papunësisë në BE, në tërësi”.

Arsyeja konsiston në vetë faktin se politikanët evropianë aktualisht janë zhytur kokë e këmbë në zgjidhjen e problemeve më globale në krahasim me atë të papunësisë, mendon eksperti rus, Zëvendës-Presidenti i Akademisë së Shkencave të Rusisë Aleksandër Nekipellov:

- Do të peshohen mirë të gjitha pasojat e variateve më të ndryshme të mundshme. Që nga shpërbërja e zonës së euros, ndryshimi i përbërjes së zonës,   krijimi i gjithfarë strukturave jo të njëtrajtshme e kështu me radhë. Në përgjithësi, duhet thënë, se kjo është një situatë jashtëzakonisht serioze.

Sergei Guk