Ushtarakët amerikanë po krijojnë video-satelitin spiun, i cili është i aftë jo vetëm të fotografojë, por dhe të xhirojnë në format video gjithçka që ndodh në sipërfaqen e Tokës. Sipas projektit të Agjencisë Kërkimoro-Shkencore të Pentagonit (DARPA), aparati mund të dallojë në Tokë objektet me gjatësi jo më pak se 3 metra.

Në obitën e Tokës do të rrotullohen disa aparatë të tillë. Çdo satelit i sistemit të ri do të përfshijë një sipërfaqe 100 X 100 kilometra dhe do të veprojë në diapazon të dukshëm dhe, ndoshta, në rreze infra të kuqe.

0Karakteristikat e sakta të satelitëve të tillë nuk janë bërë ende të njohura. Supozohet se ata do të jenë në gjendje të fiksojnë platformat raketahedhëse dhe mjetet e transportit që lëvizin në terren me shpejtësi deri në 100 k/orë.