Rusia shpreson shumë se periudha e ndërrimit të pushtetit në Korenë e Veriut do të kalojë pa komplikacione. Në lidhje me këtë Moska i bën thirrje vendeve fqinje me të që të përmbahen nga gjithfarë veprimesh, të cilat mund të konsiderohen nga Pheniani si provokim, deklaroi në një intervistë për kanalin televiziv “Russia Today” Zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme Sergei Riabkov. Sipas fjalëve të tij, gjëja më e rëndësishme tani është ajo se ç’qëndrim do të mbajë Koreja e Veriut ndaj detyrimeve të veta ndërkombëtare dhe, në radhë të parë, ndaj çështjes së çarmatimit bërthamor.

0Ndryshimi i pushtetit në Republikën Popullore Demoratike të Koresë filloi pas vdekjes më 17 dhjetor të Udhëheqësit të vendit Kin Jong II. Pasardhës i tij u bë djali më i vogël - Kim Jong-Eun: të shtunën ai u emërua Kryekomandant i ushtrisë.