Autoritetet e përkohshme të Libisë deklaruan se kanë ndërmend të angazhojnë në forcat e armatosura të vendit ish kryengritësit, të cilët patën marrë pjesë në luftën kundër trupave të liderit të ndjerë libian Muammar Gaddafi. Duke filluar që nga janari të gjithë ish luftëtarët ftohen të bashkohen me ushtrinë e qeverisë.

0Në Libi shumë janë të pakënaqur me veprimet e vazhdueshme të ish kryengritësve të armatosur. Ata i akuzojnë për përfshirje në luftë të brendshme midis tyre si dhe për sulme mbi ish mbështetësit e kolonel Gaddafi.