Në ngushticën La Perouse në agim rifilloi operacioni i kërkimit në rajonin e mbytjes së anijes “Ginga” ditën e dielë. Në këtë operacion janë përfshirë tre anije ruse të kryesuara nga anija e madhe e shpëtimit “Atlas”. Planifikohet gjithashtu edhe pjesëmarja e helikopterit Mi-8.

Në bordin e anijes ndodheshin 8 persona: 5 rusë dhe 3 indonezianë. Të dielën u gjetën trupat pa jetë të 3 marinarëve.

0U bë e ditur se anija po lundronte nga porti japonez Wakkanai nën flamurin e Kamboxhias. Më 25 dhjetor herët në mëngjes në “Ginga” dha sinjalin “SOS” radio-bova e alarmit. Anija u ndodh në situatë emergjente në kufirin e zonës së përgjegjësisë të Rusisë dhe Jaonisë, rreth 14 kilometra në juglindje të pikës më jugore të ishullit Sahalin. Të dielën në operacionin e shpërtimit u përfshinë gjithashtu edhe ekipet japoneze të shpëtimit.